Kaltrina vjen me ritme verore në projektin e ri!

By

Si e ftuar në Prive, Kaltrina Selimi pak javë më parë konfirmoi se ardhja në Kosovë nga Londra ishte për qëllime pune në projektin e ri.

E frytet e kësaj pune do t’i shijojmë shumë shpejt meqenëse Kaltrina tashmë ka finalizuar këngën e re me ritme verore.

‘Po du’ mban emrin ky krijim muzikor i punuar nga Marsel Gunga me tekst të 2Step dhe videoklip të punuar nga Urban Graphics.

Dona Matoshi është sërish emri me të cilin këngëtarja do të bashkëpunoj për veshjen teksa Sellma dhe Kaci janë përkujdesur për grimin dhe flokët. ‘Po du’ pritet të publikohet në pak ditë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm