Përderisa shumë kolegë të saj, rrjetet sociale i kanë thjesht hapësirë promovimi të imazhit e projekteve, Aurela Gaçe me ndjekësit ka një tjetër relacion.
Këngëtarja e madhe në profilet e saj ndan detaje nga përditshmëria dhe rikthime në kohë në repertorin e pasur të krijimeve muzikore ndër dekada.
E janë përjetimet me të bijë, Grace ato që janë më emocionueset. Nga bija e saj 4 vjeç e gjysmë, Aurela ka përjetuar sot një përvojë të paharrueshme e cila e ka shtyrë që edhe vajzën ta zbuloj për herë të parë qartazi që prej 2011-tës.
Grace e ka befasuar të ëmën në programin e kopshtit duke kënduar këngën që e ka kënduar vetë Aurela në fëmijërinë e saj.
‘Mendoj dhe besoj se kete moment do ta kem une e ajo ne memorje si moment te shtrenjte. Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo te rritej e te vendoste vete , por ja qe nuk durova . Uroj te emocionoheni e te merrni dashuri pa kufi nga vogelushet tuaj qe vertete na shtojne jeten. Prane Grace jane shoket e shoqet e saj si yje’ – është shprehur mes tjerash Aurela në postimin ku ka ndarë këtë moment. /Prive.al/