Këngëtari shqiptar Alban Ramosaj gjithmonë ka dëshmuar një lidhje të fortë me pjesëtarët e familjes, me theks të veçantë për motrën, Beatrix.
Koha e kaluar së bashku është e madhe teksa Albanin në rrjete sociale e kemi parë përkrah motrës edhe në daljet e kësaj të fundit me të dashurin.
E sot, këngëtari ka mahnitur shumëkë me një befasi të menduar për Beatrix. Ai ka zgjedhur që motrën ta surprizoj përmes një udhëtimi me helikopter në jugun shqiptar ku nga ajri kanë shijuar kombinimin e kontrasteve, detit dhe maleve.
Duket se Albani ka fituar një dashuri të fortë për natyrën e bregdetit jugor meqenëse çdo fundjavë po e gjen atje në aventura ekspeditive.
Me këtë të sotmen nga ajri, ai me gjasë ka përmbushur edhe një cak në listën e gjërave që duhen bërë. /Prive.al/