Si u njohën Nora dhe Roberti ?! (VIDEO)

By

Që shumë vite së bashku kanë qenë gjithnjë objekt i interesimit të publikut.

Me lidhjen e tyre, dashurinë e madhe, problemet eventuale, prapë se prapë Nora Istrefi dhe Robert Berisha i rezistuan stoikisht kohës duke konsoliduar një lidhje të fortë që u kurorëzua me martesë dhe vajzën Renee si fryt i dashurisë.

Por cila ishte historia e njohjes dhe takimit të parë mes dy prej emrave më të përfolur të shoëbizit ?!

Në një intervistë të mëhershme për Prive, Nora kishte treguar se lidhja me muzikën ishte ajo që i ka lidhur me njëri-tjetrin.

‘Më ka pëlqy qysh është dok, më kanë pëlqy muhabetet me to, jam ndi në fillim shumë vetëvetja, shumë e lirë’ – pati deklaruar këngëtarja.

Momenti i kontaktit fizik me njëri-tjetrin kanë qenë një varg koncertesh në Gjermani teksa më vonë, kanë caktuar disa takime në Prishtinë.

Sindromit të shoqërimit vetë i dyti nuk i kanë shpëtuar në fillesat e tyre as çifti shumë i njohur pasiqë siç ka deklaruar Nora, ajo në fillim shkonte e shoqëruar me motrën e saj Nitën kurse edhe Roberti me një shok të tij.

Duket se kjo kimi perfekte me shaka dhe lumturi që në fillesa ka pasur një efekt minor anësor.

Çifti, nuk e di datën e saktë kur kanë nisur lidhjen, megjithëse tashmë si të martuar, natyrisht që data e martesës është ajo që është me rëndësi të përmendet!  /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm