Si do të dukëshin Vip-at tanë po të mos ishin të famshëm (VIDEO)

By

Dukja e tyre mjaft e kuruar, përkujdesja për cdo detaj në paraqitjet e tyre, veshja e rrobave të markave luksoze janë disa nga karakteristikat e këngëtarëve dhe artistëve të botës së show bizit.

Paraqitje të tilla kanë bërë që të jenë inspirim për shumë vajza të reja, an ipse ato nuk mund ta kenë luksin dhe mënyrën e jetesës së idhujve të tyre.

Por në qoftë se këngëtarët tona nuk do të ishin kaq të famshme, a do të vazhdonin të bënin të njëjtin stil jete dhe dukje?!

Mihrije Braha me plot krenari e mburrje ka pohuar që do vazhdonte të ishte një femër e bukur kjo për faktin që sot mundësitë për të mbajtur vetën janë më të mëdha se asnjëherë më parë.

Njejt edhe Shyhrete Behluli pavarësisht prej moshës së saj ka arritur të ketë pamje vërtetë rinore dhe të bukur. Ajo potencon se ka shumë vajza të bukurua ani pse nuk kanë as famën e as arritjet e saj.

Ndryshe, me siguri që fama dhe kushtet financiare kanë bërë që shume nga këngëtaret e estradës sonë të kenë këtë dukje që kanë sot, ato ndoshta do të kishin hiret e tyre natyrale por të gjithë jemi deshmitarë të ndërhyrjeve dhe përkujdessjeve të mëdha që ato i kushtojnë vetës për paraqitje sa më të bukura ./PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm