Lori Hoxha shfaqet rrallë me partnerin e saj, Visin.
Ata tregohen mjaft të rezervuar në rrjetet sociale, megjithatë mesa duket, nuk përbën problem për të t’i përgjigjet ndonjë pyetjeje lidhur me të dashurin e saj.
‘Lidhja më e gjatë që kam pasur, është kjo në të cilën jam tani’, ka thënë Lori Hoxha, përcjell Lapsi.al.
Ajo i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi në profilin e saj në Tumblr, i cili e ka pyetur se cila ka qenë marrëdhënia më e gjatë e Lori Hoxhës.
‘4 vite e gjysëm’, ka sqaruar ajo për marrëdhënien e gjatë me Vis Bajraktarin.