Agim Bahtiri ‘nis’ punën në qebaptore!

By

Përpos nën petkun e politikanit, Agim Bahtiri në media shpeshherë zë vend edhe për deklaratat e tij bombastike që ndonjëherë edhe nuk përkojnë me realitetin.

Por, i pari i Mitrovicës ka dëshmuar se përpos si biznesmen ka edhe talente të tjera.

Zëri i shkon ‘pushkë’ me këngët e rapsodëve megjithatë kjo nuk është e vetmja që di të bëj.

Në emisionin e mëngjesit ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova, Bahtiri është treguar mjaft i zoti në rubrikën e ndërrimit të profesioneve kur filloi punë për pak kohë në qebaptore.

Ai tregoi se kuzhinën e ka pasion dhe kjo eksperiencë rezultoi të jetë shumë e mirë për Agimin i cili deklaroi se nuk qenka e keqe as edhe kjo punë.

Videoja e mëposhtme tregon të gjithë ecurinë e ditës së kryetarit në qebaptore që prej përgatitjes e deri tek servimi. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm