Nuk do të fillonte dita mbarë nëse nuk do të publikohej një foto e pamjës së mëngjesit, e ushqimit të mëngjesit, ose ndonjë dhurate që ti ka hapur sytë.
Ky është trendi i vip-ave tanë dhe njerëzve në përgjithsi që praktikojnë në rrjete të ndryshme sociale.
Ka të atillë që preferojnë të publikojnë vetem fotografitë “selfiet” e tyre, të tjerë pëlqejnë foto familjare, dhe një pjesë tjetër përcjellin rritjën dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre nga fotografia në fotografi.
Por cilat janë nënat Vip të publikut shqiptarë që kanë treguar një kujdes dhe rezistencë të matur sa i përket ksaj dukurie?
Cilat nga këto nëna përkujdesen që në imazhet e publikuara fëmijët e tyre të kenë të kthyer kokën prapa fokusit, në imazh të dali vetëm dora apo këmba e fëmiut të tyre dhe shumë mënyra të tjera enigmatike?
Arbana Osmani, Adelina Thaqi, Jonida Maliqi, Mirim Cani, Alketa Vejsiu dhe Aurela Gace janë vetëm disa nga emrat që i kan rezistuar trendeve të rrjeteve sociale sa i përket ekspozimit të fëmijëve të tyre.
Vërtetë shembull i mirë për tu ndjekur kur merret parasysh fakti se disa fytyra publike konstant kritikojnë mungesën e privatësisë teksa javë vetë ata që dhurojnë material për t’u diskutuar.
Në rastin e të lartëpërmendurave, nuk ka arsye për ankesë./PRIVE.AL/