Art Abazi njihet si këngëtar që nuk sjell projekte muzikore shumë shpesh meqenëse ai përpara sasisë, primare e ka cilësinë.
Por, duket se ndryshe nga si vepron zakonisht, Art Abazi kësaj radhe ka vendosur që projektin e ri ta sjell në një interval më të shkurtër kohor.
Në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se tashmë po punon në këngën e tij të re ‘Pikë’ në Red Room Records.
‘Po vjen në jetë kanga e re’ – ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Shpresojmë se Arti do t’ia vendos pikën me këtë projekt që do e sjell së shpejti. /PRIVE.AL/