Këngëtarja Dafina Dauti është pikë referimi për hajdutët pasiqë të Premten ajo ra pre e vjedhjeve për herën e katërt.
Këngëtarja e cila po shoqëronte të bijën e saj për një kontroll rutinore tek mjeku, la të parkuar veturën e babait të tipit Golf, e kur doli jashtë mbeti në këmbë me gjithë të bijën.
Veturën i vodhën. Me t’u rikthyer në banesën e saj në një nga lagjet e Prishtinës, pa se edhe banesa e saj ishte plaçkitur.
Mes tjerash, Prive mëson se këngëtares i kanë vjedhur televizorin, mikrovalën, një lap top e pajisje tjera elektronike me vlerë.
Bizhuteritë e saja në shifra të shtrentja, rroba të markave të ndryshme e një orë Rolex ishin objekte tjera që po mungonin tek gjërat e Dafinës. /PRIVE.AL/