Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gjesti, ka kthyer sërish në diskutim marrëdhënien e tij me Xhenetën edhe pse të dy i kanë dhënë fund lidhjes.
Gjesti u shpreh tek Rovena se gjatë sfidës treshe që kishin me bluza, ai dhe Xheneta kanë prekur njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
Mes tjerash, ai u shpreh se Xheneta po gënjen kur po betohet se nuk ka ndodh asgjë mes tyre, për çka tha se edhe ai betohet se ajo gjë ka ndodhur pasi ajo vetë ka dashur.
“Ajo shkoj e ju tha të gjithëve se është e lirë e mua më ka ‘ex’, a nuk duhet me m’ardh inati mua? Po ti nuk guxon me thanë që më ki ‘ex’ e me ardh fshehtë nën jorgan me u prek me mu. Kur kemi qenë në gjempera në sfidë, jemi prekë nën gjempera e le ta dinë të gjithë”, u shpreh Gjesti.
“Jemi prekë, ka dashtë vetë – askush nuk e prekë me zor”, u shpreh Gjesti.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.