Reperja Melinda Ademi po shijon kohën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E këtë vit, ajo festoi Ditën e Falënderimeve pranë familjes së saj që jeton atje.
E momentet e ëmbla, Melinda i ndau edhe në mediat sociale.
Ajo u shpreh falënderuese që këtë vit po feston pranë më të dashurve të saj, përfshirë edhe vëllain.