BBVK publikon pamjet pas spekulimeve për ‘biletën e fatit’ të Xhenetës!

By

Ngjarjet në Big Brother VIP Kosova 3 janë pjesë e pandarë edhe e mediave tjera, teksa publiku është sy e vesh hapur me atë që ndodh në shtëpinë më të famshme në vend.

Kësisoj të hënën banorja e shou-t më të madh televiziv në vend, Xheneta, u bë pjesë e lajmeve të secilit medium në Kosovë dhe jo vetëm.

Kapitenja e javës, Gresa, pati avantazhin e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ për t’i çuar në nominim dy banorë, e që ishin Drenusha dhe Xheneta.

Televotimi ku u votua më së shumti ndonjëherë, bëri që Xheneta të jetë e eliminuara e radhës, por nata nuk mbaroi aty pasi surprizë për të gjithë ishte rikthimi i saj në lojë me biletën e fatit nga Prince Caffe.

Rrjeti shpërtheu me aludime se Xhenetës iu ndërrua bileta gjatë rrugës, duke sugjeruar për një manipulim të mundshëm.

Spekulimet kishin të bëjnë vetëm me faktin që kutia e fatit të Xhenetës dukej e hapur.

Por, ditën e sotme janë shuar dilemat e të gjithëve, pasi Klan Kosova ka publikuar pamjet e plota që nga momenti kur Xheneta la shtëpinë më të famshme në vend, deri tek hyrja e saj në studio ku po zhvillohej spektakli.

Në pamjet ekskluzive të publikuara shihet Xheneta e vetme me operatorin që përshkron me mbulimin e pamjeve të rrugëtimit të saj nga shtëpia e në studio.

Në pamjet bruto të publikuara këtë të mërkurë, vërehet banorja prapa ledit që është vetëm më operatorin dhe personalisht e nxjerr gjysmën e biletës dhe shkon në studio.

 

Artikuj të ngjashëm