Kamerieri argjentinas, Braian Nahuel Paiz, i cili akuzohej se i shiste drogë Liam Payne, ka thyer heshtjen.
Ai këmbëngul se nuk është fajtor.
I njëjti theksoi se u takua dy herë me Liam para se të rrëzohej nga ballkoni më 16 tetor dhe pranoi se kishte pirë drogë me të.
Gjithashtu pretendon se kurrë nuk e ka furnizuar Liam me drogë dhe asnjëherë nuk ka marrë para prej tij.
Ai tregoi se ata u takuan në restorantin ku ai punonte, i cili ndodhet në lagjen e pasur të Puerto Madero.
Ata u panë për herë të fundit më 13 tetor, tre ditë para vdekjes së Liam.
“Kemi kaluar natën bashkë. Konsumuam drogë dhe është e vërtetë që ndodhi diçka intime. Ai nuk ishte aspak agresiv. Ai ishte shumë i sjellshëm me mua. Më pyeti nëse isha mirë”, tha ai.
“Kur po largohesha, më dha rrobat e tij si kujtim, por i lashë pas televizorit se nuk doja t’i merrja”, shtoi ai.