Nominimet për ceremoninë vjetore të çmimeve Grammy 2025, u shpallën zyrtarisht të premten, ku Beyonce, Taylor Swift dhe Chappel Roan, dominuan në shumë kategori kryesore.
Megjithatë, shumë artistë të njohur u injoruan në kategoritë kryesore, siç është Ariana Grande, e cila publikoi albumin e saj të shtatë në studio ‘Eternal Sunshine’.
Kishte reagime të mëdha në rrjetet sociale nga përdoruesit të cilët thuhet se artistja “u vodh” nga kjo ceremoni.
Sidoqoftë, Ariana Grande nuk ishte e vetmja.
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një këngëtare e cila u injorua totalisht nga Grammys këtë vit, duke mos u nominuar në asnjë kategori, pavarësisht lansimit të albumit ‘Radical Optimism’.
Albumi mori vlerësime pozitive nga kritikët dhe gjithashtu arriti në vendin e dytë në Billboard 200 të SHBA-s dhe pozitën e parë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.