Prokurorët argjentinas kanë konfirmuar arrestimin e tre të dyshuarve lidhur me vdekjen e këngëtarit britanik Liam Payne, përfshirë një mik të tij i cili akuzohet për “braktisjen e një personi të cilit i pasoi vdekja”. Ai akuzohet gjithashtu për bashkëpunim në shpërndarjen e drogave – një krim që mund të dënohet me deri në 15 vjet burg.
Dy punonjës të hotelit gjithashtu janë nën hetim për përfshirjen e tyre në këtë rast, sipas raportimeve të ABC News. Ngjarja ndodhi pasi Payne, 31 vjeç, humbi jetën nga një rënie nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ‘CasaSur Palmero’ në Buenos Aires më 16 tetor.
Në deklaratën e tretë zyrtare që prokuroria lëshoi pas ngjarjes, u konfirmua se Payne kishte në sistemin e tij gjurmë të alkoolit, kokainës dhe një antidepresanti. Sidoqoftë, është përjashtuar mundësia që Payne të ketë ndërmarrë një veprim vetëvrasës.