Ata ka kohë që njihen si ‘makinë e hiteve’.
Producentët Zzap&Chriss tashmë janë të njohur në diskografinë shqiptare si emra që secilin krijim muzikor që e ‘prekin’ e shndërrojnë në hit.
Punën më të madhe, dyshja e bëjnë për artistët e On Records, familje tek e cila bëjnë pjesë. E duket se sukseset e këtyre këngëtarëve kanë bërë që edhe kolegë të tjerë të gravitojnë tek Zzap&Chriss.
Sot, në studio paradite u duk Ermal Mamaqi megjithëse nuk u precizua qartë se për çfarë arsye, kurse para pak çastesh, edhe këngëtarja Greta Koçi ka treguar se po punon tek dyshja për krijimin e ri muzikor.
Mbetet të shihen për pak kohë rezultatet e këtyre punëve. /Prive.al/