Liam Payne u dëbua nga një hotel tjetër, para se të vdiste!

By

Liam Payne thuhet se u “përzu” nga një hotel tjetër në Buenos Aires, para se të ndërronte jetë.

Burimet pohojnë se ylli 31-vjeçar u detyrua të largohej nga Palacio Duhau – Park Hyatt Buenos Aires dhe më pas shkoi në hotelin CasaSur, ku ai u nda nga jeta më 16 tetor.

Një burim i brendshëm i tha revistës People se Payne iu kërkua të largohej nga Palacio Duhau “sepse ai po shqetësonte të ftuarit e tjerë dhe dukej i dehur”.

Pablo Policicchio, drejtori i komunikimit për Ministrinë e Sigurisë së Buenos Aires, kishte deklaruar për People se këngëtari “u hodh nga ballkoni” i dhomës së tij të hotelit, teksa një raport paraprak i autopsisë zbuloi se Payne vdiq nga lëndimet e shumta pas rënies, sipas Zyrës së Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese.

Artikuj të ngjashëm