Pasi u bë viral me Santin, reagon Roberti – “s’ka mbet me kërcy me kolege”

By

Dasma e Ilirianës dhe Adrit mblodhi plot figura publike, mes tyre ishin edhe Santiana Maloku nga BBVK e Robert Berisha.

Ky i fundit duket të jetë revoltuar me mysafirët në dasmë, të cilët e kanë incizuar duke vallëzuar me Santianën.

Djegia e atmosferës nga Roberti e Santi u bë virale gjithandej në rrjet, ndaj prezantuesi pati një reagim të fortë.

Reagimi i plotë:

“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.

“Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”, përfundoi Berisha.

 

Artikuj të ngjashëm