Sot ka festë në familjen e këngëtarit Besnik Qaka.
Këngëtari i grupit “Nrg Band” njoftoi përmes Instagramit se djali i tij Jani, feston ditëlindjen.
Ai mbushi plot tre vjet jetë.
Besniku ndau një postim për ta uruar të voglin e tij.
“Gëzuar ditëlindjen Jan, babi të don shumë,” shkroi këngëtari në postimin e tij.
Kujtojmë se Besniku dhe gruaja e tij Lolita, janë prindër edhe të një vajze e cila quhet Una.
Urime! /Prive.al