Kjo është këngëtarja e vetme shqiptare që Kylie Jenner e ndjek në Instagram!

By

Modelja dhe sipërmarrësja e famshme Kylie Jenner gëzon popullaritet në të gjithë globin.

Prej kohësh ajo është një nga të famshmet me më së shumti ndjekës në mediat sociale.

Veç në Instagram, motra e Kim Kardashian, Kylie numëron afro 400 milionë ndjekës.

Megjithatë, ajo ndjek veç 100 persona.

E në këtë listë të ngushtë zë vend vetëm një prej të gjithë artistëve që ka estrada shqiptare.

Bëhet fjalë për Anxhelinën, të bijën e Albërie Hadërgjonajt, e cila njëherësh është edhe mikeshë e Kylie. 

Dyshja, Kylie e Anxhelina edhe janë takuar në disa raste, e pos kësaj, Jenner jo rrallë herë i ka komentuar edhe nëpër postime.

Më poshtë gjeni fotot e përbashkëta si dhe komentet e Kylie nëpër postimet e Anxhelinës.

 

Artikuj të ngjashëm