Rasti i motrave Berisha, sekuestrohen dy vetura!

By

Janë zbuluar detaje të reja nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela.

Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas.

Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim akoma enigmatik.

Zyrtarisht sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit, por ndodhen në Shqipëri.

Gjithashtu mësohet se Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

 

Artikuj të ngjashëm