E dashura e Kanye West-it e tepron sërish!

By

E dashura e reperit Kanye West, Bianca Censoru s’ka të ndalur kur bëhet fjalë për stilin e saj të veshjes që vazhdon të komentohet për të keq.

Pak orë pasi ajo u bë “përrallë” në Kaliforni, duke ecur nëpër rrugë me veshje ekspozuese, ajo është shfaqur pothuajse sërish e njëjta.

29-vjeçarja këtë herë zgjodhi të vishte një bluzë pa reçipeta dhe pa pantallona apo fund, teksa look-un e saj e kompletoi me një palë taka të zeza teksa u pa për drekë me Kanye në Los Angeles.

Stili transparent që Bianca zgjedh pothuajse në çdo dalje të saj, i ka kaluar kufijtë dhe mund të konsiderohet ekspozim i pahijshëm sipas ligjit të Kalifornisë.

Seksioni 314(1) i Kodit Penal të Kalifornisë e bën krim ekspozimin e qëllimshëm të organeve gjenitale ose të trupit tuaj të zhveshur në një vend publik, ose kudo tjetër ku dikush mund të ofendohet ose të bezdiset.

 

Artikuj të ngjashëm