Donjeta Morina, Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli po vijnë me një projekt të ri muzikor.
Ata përmes Instagramit kanë zbuluar një pjesë të shkurtër nga kënga e tyre e re, e që duket të jetë e destinuar porsaqërisht për sezonin veror.
“Se besen ta dhash, sa të kem jetë ty ka me të dasht”, këndojnë treshja pos tjerash, në videon e ndarë në Instagram.
Për Ardin e Mirdonin, pjesëmarrja në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova rezultoi shumë e duhur, pasi përgjatë izolimit fituan një grup të madh fansash, që sot po i mbështesin në planet muzikore.
Gjithsesi, ata nuk kanë zbuluar datën e lançimit, kështu që na mbetet të presim!