Ndodh edhe kjo – Butrint Imerin “e tërheqin” zvarrë me makinë

By

Këngëtari Butrint Imeri duket t’i ketë karikuar mirë bateritë për këtë sezon veror.

Pas publikimit të “Psikopat” javë më parë, radha është për një këngë të re nga ai.

Butrinti ka ndarë disa imazhe nga shesh xhirimet e klipit të ri, mes të cilash shihet duke u tërhequr zvarrë.

“Kjo punë do sakrifica”, shkroi ai në një prej storieve të Instagramit.

Akoma nuk është zbuluar ndonjë detaj nga prurja në ardhje e Butrintit – prandaj, mbetët të presim!

 

Artikuj të ngjashëm