Reperi Gold AG ka hasur në një moment tejet të veçantë por njëkohësisht edhe shumë emocionues.
Gjatë vizitës tek Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, ai bashkë me nënën ka gjetur emrin e gjyshit të gravuar në pllakën e emrave që ranë në luftën kundër armikut.
Gjyshi i Arianit, Hasan Pllashniku ishte vetëm 20 vjeç kur ra dëshmor dhe si rrjedhojë as nëna e reperit nuk ka pasur rastin ta njoh të atin.
‘Edhe pse nana jeme nuk ja din vorrin babës t’vet që e vranë para se të lindte kjo,u gëzua kur ja pa emrin në pllakën ku figurojnë emrat e atyre që u vranë për liri të kësaj toke me shekuj.Allahu na takoft në Xhenet me ty gjysh HASAN PLLASHNIKU’ – ka shkruar reperi mes tjerash në imazhin e ndarë.
Dikur me pushkë e sot me muzikë por nuk thuhet kot që dardha pikë nën dardhë. /Prive.al/