Gisele Bundchen tregon se çfarë e ndihmoi të përballet me ankthin dhe sulmet e panikut

By

Gisele Bundchen ka ndarë disa sekrete të aj për shëndetin mendor.

Supermodelja 43-vjeçare foli për luftën e saj me ankthin dhe depresionin në një intervistë të re.

Ajo ka ndarë me publikun si arriti të përballonte sulmet e panikut. “Nuk e kisha idenë se ishte e lidhur me stilin tim të jetesës dhe ushqimi ishte një pjesë e madhe e tij”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Gisele shpjegoi se ajo filloi të përjetonte sulme të rënda paniku në fillim të të njëzetave.

“Nuk dija çfarë të bëja. Një nga gjërat më të këqija për sulmet e panikut është frika e fortë se do të keni një tjetër”.

Ajo vazhdoi duke treguar se nisi të ndryshonte dietën e saj. Gisele tregoi se përmirësimi i zakoneve të saj të të ngrënit, gjumi për të paktën tetë orë dhe stërvitja çdo ditë bënë mrekulli për shëndetin e saj mendor.

“Pasi kalova një vit e gjysmë nga ajo që do të thoja ishte një nga periudhat më të këqija në jetën time, gjithçka ndryshoi. Unë u bëra një person tjetër. Fillova të praktikoj meditim. Fillova të praktikoj joga. Fillova të praktikoj punën e frymëmarrjes. Ishte një udhëtim i gjatë”, u shpreh modelja, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm