Ndahet sërish çifti i njohur

By

Larsa Pippen dhe Marcus Jordan si duket i kanë dhënë fund sërish lidhjes së tyre.

Sipas mediumit People, romanca mes tyre ka përfunduar një muaj pasi u pajtuan pas një ndarje të shkurtër.

“Ata po lëvizin në drejtime të ndryshme,” thotë një burim për People, duke shtuar se ndarja – e cila u raportua për herë të parë nga Entertainment Tonight – ishte miqësore.

Gjithashtu Pippen me sa duket aludoi për ndarjen në Instagram të martën, duke shkruar: “Mjaft e përulur për të ditur se mund t’i humbas të gjitha. Mjaft e sigurt për të ditur se mund t’i kthej të gjitha”.

Ndarja vjen një muaj pasi Pippen dhe Jordan u pajtuan shkurtimisht  dhe dolën së bashku në Miami, pas ndarjes së tyre fillestare pak para Ditës së Shën Valentinit.

Kur u ndanë për herë të parë, Pippen fshiu fotot me Jordanin në llogarinë e saj në Instagram.

Artikuj të ngjashëm