Festë tek Genta dhe Etnon!

By

Duket se vendimi i Etnon dhe Genta Ismajlit për t’i bashkuar forcat në projektin ‘Shake it’ ka rezultuar si gjetje e duhur.

Kjo për faktin se në orët e para të publikimit, ky krijim muzikor po shënon sukseset e para të tij.

Kënga brenda një ore e gjysmë ka grumbulluar shifrën prej mbi 100.000 shikimesh në Youtube duke tejkaluar pritshmëritë e artistëve.

Në zyret e Blackfish ka filluar festa teksa Genci këtë moment të duartrokitjeve e gëzimit e ka ndarë në rrjetin social Instagram me një video të postuar.

Nënvizojmë faktin se kjo shifër e shikimeve nuk mund të konstatohet nga ne si shikues të thjeshtë meqenëse Youtube merr kohë deri t’i përditësoj të dhënat megjithatë janë të dhënat e brendshme të kanalit ato që vënë në pah një sukses të tillë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm