Instagrami i Linda Halimit ka ndryshuar pak.
Nëse kërkoni emrin e saj e shihni se në fotografitë e fundit nuk mund të komentoni, kjo pasi personi që po ia menaxhon ka bllokuar opsionin.
E gjithë kjo po ndodh pas shumë komenteve që artistja shqiptare ka marrë pas akuzave për Bleron dhe Azemin.
Në spektaklin mbrëmë të Big Brother VIP Kosova u transmetua edhe videoja në të cilën Linda pretendonte se Blero iu fut në shtrat me ereksion.
Në fakt videoja fliste ndryshe, dhe kjo ka bërë që publiku edhe më shumë t’i kundërvihen asaj madje pati edhe prej tyre që po kërkojnë largimin e saj nga shtëpia.
Po ju si mendoni, kush ka të drejtë, Linda apo Blero?