“Gjashtë vite kam marrë terapi,” rrëfimi i Brikendës për dy sëmundjet e kaluara

By

Sot, mund të duket e kuruar në detaje dhe goxha e lumtur, por jeta e konkurrentes së Big Brother VIP Kosova, Brikendës, nuk duket të ketë qenë e lehtë gjithmonë.

Të paktën kështu ka treguar vetë ajo, në një bashkëbisedim me banorët e tjerë, derisa ka zbuluar se në fëmijërinë e saj është ndeshur me dy sëmundje – tuberkulozin dhe krizën e epilepsisë.

“Kur kam qenë e vogël bashkë me nënën kemi qenë të infektuara me tuberkulozë. Kam qenë shumë e hollë, dhe për atë arsye kam qenë e bullizuar. Pastaj pas dy vjetësh kam pasur krize epilepsie, dhe kam përdorur terapi 6 vite”,  ka thënë ajo pos tjerash.

Ndiqeni rrëfimin e plotë përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm