Shtyhet publikimi i projektit të ri nga Nora Istrefi

By

Kënga që rikthen Nora Istrefin në skenë po pritet tash e një kohë. Fillimisht, ky projekt u paralajmërua se do publikohet në muajin Janar kurse më vonë 17 Shkurti u mendua si datë e lançimit.

Por për shkaqe dhe modalitete teknike kënga nuk është gati dhe rrjedhimisht, nuk do publikohet sonte.

Prive mëson se për fansat ky projekt do jetë gati ditën e nesërme. Ndryshe, kjo këngë po pritet si bombë në diskografinë shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm