Nuk ndalet drama, Sara me tjetër mesazh Dafines

By

Drama mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit po vazhdon ende.

Pas mesazheve të mëhershme, Sara Hoxha ka vazhduar me një tjetër mesazh ndaj këngëtares.

Kësaj radhe u bë ‘shkak’ një postim i aktores Olta Gixhari në InstaStory, e cila e pyetur nga ndjekësit se cila është pjesa e saj e preferuar në bashkëpunimin mes Ledrit, Romeos dhe Klementit, ajo u përgjigj kështu:

“T’i kom dhon krejt, t’i kom dhon krejt, ama prap m’le vetëm”.

E etikuar në foto, Sara Hoxha nuk hezitoi menjëherë të përgjigjjej me një thumb të drejtëpërdrejtë ndaj Dafines.

“A nuk është super rrjesht? Pse njerëzit mërziten kur u bë koment nga vetë ai që e ka shkruar këtë rrjesht”.

 

Kujtojmë që “Ti kom dhon krejt, mi ke dhonë krejt ama sot prapë vetëm” rreshti i Dafinës në këngën me Elgit Dodën  është marrë si kundërpërgjigje e vargut “Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm” të Ledrit në projektin “E keni dit” me Romeo Veshajn e Klementin.

Si duket drama do të vazhdojë ende mes dy vajzave! Po ju si mendoni? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm