Vjen edicioni i shtatë i ‘Shqip Hop’ në Zone Club

By

Nuk mund të mungonte as këtë verë, neja “Shqip Hop” me muzikë 100% shqip, nga DJ-të më të mirë shqiptar.

Kjo traditë e krijuar nga Zone Club sivjet vjen në ediconin e 7-të, me dj si: DJ FLOW, DJ PAMON, DJ DEEZY dhe DJ DIRTY.

Eventi mbahet të dielën, më 6 gusht dhe nëse marrim për bazë edicionet e kaluara të Shqip Hop, atmosfera padyshim që edhe kësaj radhe do të jetë e zjarrët. “. Idea e këtij koncepti ka nis para 6 vitesh kryesisht me kërkesë të shokëve e shoqeve nga diaspora, edhe pas diskutimeve me ekipën e kemi pa që diçka e tillë përveç që është e mundur është edhe 100% origjinale.

Është me t’vërtetë nejë e veçantë, prej hapjes së CLUB-it në ora 11:30 e deri rreth orës 5-6 mëngjes, të ketë 100% muzikë shqip, krijohet një atmosferë shumë e zjarrtë, n’shikim të parë kur e mendon nuk ta merr mendja që një nejë mundet me u mbajtë veç me hite shqip, po duhësh me kon në nejë për me pa se jo që është e mundur po edhe është prej nejave ma të mira” – tha Petrit Kllokoqi, pronar në Zone Club.

E veçanta e kësaj neje është se audienca dëgjon hitet e muzikës shqipe, kryesisht Hip Hop e RNB, prej atyre të viteve të 90ta e deri te këngët e publikuara së fundmi.

Kujtojmë se sivjet Zone Club festoon 13 vjetorin e themelimit. Për plot 13 vjet Zone është dëshmuar në lidere të jetës së natës, duke ofruar program të shkëlqyeshëm në tri zhanre të muzikës; Live, Hip Hop & RNB dhe Muzikë Elektronike.

Për të blerë biletat apo për të rezervuar tavolina, vizitoni faqen zyrtare të ZONE Club.

Artikuj të ngjashëm