Albani ia ‘ndjell’ Dafinës trenjakët

By

Se Dafina nuk e ka ndërmend të ndalet, këtë e kemi kuptuar.

Pavarësisht se ka publikuar një numër të konsiderueshëm të këngëve solo dhe në bashkëpunim, të tjera janë në radhë.

Dueti me Alban Skënderajn, ai me Getoar Selimin dhe bashkëpunimi me Brunon dhe Klajdin janë ato që priten në radhë.

Kur jemi te njëri prej tyre, puna thuajse ka mbaruar në tërësi.

Fjala është për këngën e Dafinës, me Albanin.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka zbuluar një pjesë të bisedës me Albanin.

“Tani u trashëgofsh me një cikë inshaAllah. Të kam thënë do bësh trenjak, të tre yje”, shprehet ai teksa merr aminin e këngëtares për këtë dëshirë të saj, për të cilën raportoi Prive javë më parë.

Me doza humori, këtë urim, Dafina e ka lidhur me projektin.

“Fore e ka. Veq don me më jep presion për me qitë projektin bashkë me mu sa më shpejt”, shprehet Dafina teksa Albani është shfaqur i bindur që siç thotë këngëtarja, ky duet do të jetë hiti i verës 2023. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm