A duhet të bëjmë ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje?

By

Disa personave iu pëlqen të stërviten në mëngjes, të tjerë preferojnë pasditen ose mbrëmjen. A keni menduar ndonjëherë nëse koha e ditës që bëni ushtrime mund të çojë në rezultate më të mira? Shkencëtarët pohojnë se mundet sepse ora e brendshme e trupit ose ritmi cirkadian luan një rol në djegien e yndyrës së trupit.

Studimi, i botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, zbuloi se minjtë prodhonin nivele më të larta të enzimave të përdorura për metabolizimin e yndyrës kur vrapuan në një rutine në tre orët e para pas zgjimit, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

“Implikimi është se nëse ushtroni rregullisht në mëngjes, trupi juaj ka të ngjarë të jetë më i ndjeshëm ndaj zbërthimit të yndyrës dhe përdorimit të saj për energji”, tha për Daily Mail Juleen Zierath, profesoreshë e fiziologjisë integruese në Institutin Karolinska në Suedi, e cila ka punuar në studim.

“Me fjalë të tjera, ata që ushtrojnë në mëngjes mund të kenë rezultate më të mira të humbjes së peshës. Gjithashtu, stërvitja në mëngjes mund të parandalojë shtimin në peshë për shkak të efektit të saj,” shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm