Kënga e Dua Lipës e inspiruar nga “Spirit voice”, flet Soni Malaj për hapat e mëtejmë

By

Pak ditë më parë, me videoklip u publika “Dance the night” nga Dua Lipa, pjesë e albumit të Barbie.

Me t’u publikuar, këngëtarja Soni Malaj ka vënë në pah një ngjashmëri të madhe të këngës në një pjesë me një prej projekteve të grupit “Spirit voice”, detaj që po qarkullon dhe në TikTok.

Prive.al kontaktoi këngëtaren Malaj dhe kompozitorin e këngës që patën një reagim të përbashkët.

“Kënga është kompozuar nga Alban Karabashi, me tekst të Alqi Bonjakut në vitin 1997 dhe interpretuar nga Spirit Voice në ato vite. Në refren, kënga ka ngjashmëri të madhe por duhet një analizë e mirëfilltë nga ana muzikore e me një staf profesionistësh shqiptarë e të huaj që të arrijnë në një konkluzion”, u shprehën ata.

Të pyetur nëse janë kontaktuar nga menaxhmeti i super yllit botëror, ata u shprehën:

“Nuk jemi kontaktuar në asnjë rrethanë e as në një takim me realizuesit e projektit të Dua Lipës. Intensiteti në TikTok është një indicie reale që ne (Alban Karabashi dhe Soni Malaj si lidere e grupit të marrim në konsideratë seriozisht çështjen”.

Dyshja zbuluan edhe hapat që do të ndjekin për hitin e dikurshëm “Fuoristrada”.

“Hapi i parë që do ndjekim është kontakti midis nesh dhe përfaqësuesve të Dua Lipës për të ditur realisht indicien e tyre në realizim. Është marrë “Fuoristrada” si referencë mzukore meqë ka mbi 25 vite që është kompozuar, apo bëhet fjalë për koincidencë artistike?. Të gjitha opsionet janë të hapura dhe për t’u sqaruar fillimisth përmes ndërmjetësimit e bisedës me të githa palët. Pastaj verifikimi i qartë e profesional nga ana jonë sa i përket kompozimit. Dhe së fundmi, do drejtohemi tek një studio ligjore që të ketë të drejtën e përfaqësimit ndërkombëtar për “Fuoristrada”, u shprehën ata.

Një rastësi muzikore apo jo?

Dëgjoni të dy projektet dhe vlerësojeni vetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm