Ish-kunatat e Violetë Kukajt në ‘gjyq’, pretendojnë që pasurinë ua mori këngëtarja

By

Episodi më i freskët i ‘Shihemi në gjyq’ pati protagoniste dy motra nga Kosova.

Ato janë ish-kunatat e këngëtares së njohur Violetë Kukaj.

Pronat e paratë, si rëndom ishin bërë arsye e mospajtimeve mes dy motrave të cilat jetojnë në Europë.

Një banesë e blerë me para të përbashkëta është bërë mollë sherri, bashkë me paratë që i kanë dërguar vëllait të tyre, Faikut, ish-bashkëshorti i këngëtares.

Gjatë rrjedhës së programit është bërë e ditur se zoti Faik është në gjendje shumë të rëndë psikologjike e madje ka qenë i shtrirë në psikiatri, diçka e ndikuar edhe nga divorci pas 30 vitesh.

Njëra nga ish-kunatat e ka akuzuar tjetër për ‘bashkëpunim me Violetën me ç’rast nëna e tyre ka përfunduar në rrugë’.

Çfarë është e habitshme në program, janë pretendimet pa i lënë në suaza të pikëpyetjeve të avokates Eni Çobani sa i përket këngëtares Violetë Kukaj.

Ajo ka treguar se me datë 10 janar 2019, Violeta e ka marrë Faikun për t’i dhuruar të gjithë pronën asaj, pavarësisht se raporti psikiatrik e ka nxjerrë të paaftë për të marrë vendime të tilla z. Faik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm