Disa javë më parë, u bë i ditur lajmi se Arbër Zeneli dhe bashkëshortja e tij, Dafina po presin fëmijën e tyre të parë.
Çifti që u martuan në qershor të 2022-ës, këtë zhvillim e kanë ndarë hap pas hapi me ndjekësit e tyre.
Javë më parë, Dafina përmes rrjeteve sociale zbuloi se ata presin djalë.
Megjithatë, një befasi interesante ka ndodhur së fundmi.
View this post on Instagram
Në kontrollet rutinore tek gjinekologu është kuptuar Dafina është në pritje të një vajze.
Ajo e ka zbuluar këtë permes një postimi në Instagram.
“Një mesazh nga beba jonë: Përshëndetje të gjithëve, unë jam një vajzë! Në javën 16, unë i dëshmoja në mënyrë të gabuar nënës dhe babait tim se unë isha djalë. Një vajzë ka qenë ëndrra e nënës time për një kohë të gjatë, babai im ka ëndërruar një djalosh të vogël, por sot është babai më i lumtur sepse unë do t’i ndryshoj gjithë botën e tij. Shihemi në gusht.”
Dafina është e zhvendosur në Francë ku luan Arbëri prej kohësh. /Prive.al
View this post on Instagram