Ronela Hajati ka vetëm një porosi për Albinën dhe familjen e saj në Eurovision 2023

By

Eurovision Song Contest 2023 është edicioni i ardhshëm i 67-të i Eurovision Song Contest. Ai do të zhvillohet në Liverpool, Mbretëri të Bashkuar.

Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë artistja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Grupi është akti i tretë i artistëve shqiptarë nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë pas Rona Nishliut (2012) dhe Lindita Halimit (2017).

Ndërsa Albina dhe familja e saj e mbushur me artistë po përgatiten për një  përfaqësim të denjë, Ronela që përfaqësoi së fundmi herë Shqipërinë në skenën e madhe evropiane ka një porosi për të.

Në një postim të ndarë në llogarinë e saj në Instagram ajo i thotë artistes qe të mos mendojë për rezultate por ta shijojë këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm