Meda ‘diss’ Labit ?!

By

Aktivitetet humanitare të Labit tash e sa kohë kanë marrë jehonë në publik. Të shumtë janë njerëzit që po e përkrahin këngëtarin në këto iniciativa.

Madje, disa prej tyre po kritikojnë kolegët e Labit ndoshta në kontekst banal për faktin se pushojnë me familjen.

Një komentues i ka kërkuar Medës që të mos lavdërohet me pushimet luksoze por të marrë shembull nga Labi dhe t’i ndihmojë familjet e varfëra.

Nuk ka munguar replika e këngëtarit i cili është shprehur: “Nuk kam shku me u fry i nderuar por për me pushu. E kur kam ndihmu unë, tjerët kanë fjetur dhe un prapë ndihmoj vetëm se unë ato ndihma nuk i postoj sepse i bëj për hir të Allahut. Me respekt Meda.”

Megjithëse këto fjalë mund të tingëllojnë si thumb për Labin që aksionet i bën publike në profilin e tij në Facebook, Meda njihet si artist që nuk ka pasur probleme me kolegë dhe vështirë besohet se me këtë fjali ka dashur të ‘sulmojë’ dikë indirekt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm