Nga sot, banorët do të gatuajnë në zjarr dhe do t’i lajnë rrobat në duar (VIDEO)

By

Banorët e Big Brother VIP Kosova, duket se do të kenë një javë goxha sfiduese pasi ata kanë fituar vetëm 20% të “Sfidës së Energjisë”.

Kësisoj, në njoftimin e “Vëllait të Madh”, atyre iu ndalua përdorimi i kuzhinës, lavanderia, teksa kafet dhe ushqimin janë të detyruar ta përgatisin me anë të zjarrit në oborrin e shtëpisë.

“Nga Sfida e Energjisë, ju keni fituar vetëm 20%, prandaj nga nesër ne mëngjes ju do të keni vetëm ujin e nxehtë ne dispozicion. Ju duhet të përgatisni ushqimin dhe kafet përmes zjarrit që do ta ndizni jashtë në oborr, pasi që nxemjet jashtë dhe kuzhina nuk do te jenë ne dispozicion”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

“Për shkak të përqindjes tejet të ulët, nuk do te keni të drejt as të shfrytëzoni lavanderinë, andaj, ju do t’i pastroni rrobat tuaja me dorë dhe do t’i thani në tel. Për pastrimin e vazhdueshëm të shtëpisë do të keni në dispozicion fshesa të dorës. Deri në javën e ardhshme ju duhet t’i zbatoni këto rregulla, në rast se njëra nga rregullat nuk zbatohet do te keni dënime”, u tha tutje.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm