Këngëtarja dhe kantautorja, Rita Ora u shfaq në emisionin Heart Breakfast Show për të promovuar këngën e saj të re “You Only Love Me”, gjatë së cilës ajo konfirmoi se ajo dhe partneri Taika Waititi, në të vërtetë janë të martuar.
“Po. Këtu jemi”, tha Ora kur Jamie Theakston dhe Amanda Holden e pyetën nëse ishte e martuar. “Ata thonë se gjithçka ndodh për një arsye. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut, njerëz.”
Ajo vazhdoi të shpjegoi se ata kishin një dasmë “perfekte” që ishte “saktësisht ashtu siç doja unë”, pa dhënë shumë më tepër. /Prive.al