Siç edhe pritej, një pjesë e kohës së spektaklit të sotëm Prime të Big Brother VIP Kosova i është kushtuar lidhjes dhe debateve në mes të Vivien dhe Getinjos.
Madje, rreth tyre ka komentuar edhe ish konkurrentja e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Shota Baraliu, e cila nga studio e natës Prime ka thënë se do të konsultohet me një hoxhë, me qëllim të shpëtimit të lidhjes mes Vivien dhe Getinjos.
“E qoj tek hoxha unë dhe iu shkruaj që të mos ndahen”, ka thënë Shota pos tjerash.
Ndiqeni spektaklin në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën YouTube.