Ramë Lahaj e nis vitin 2023 me koncerte në Ankara dhe Stamboll

By

Tenori Ramë Lahaj ka bërë të ditur se vitin 2023 do ta fillojë me një koncert në kryeqytetin turk, Ankaranë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se koncerti do të fillojë më 9 janar dhe më pas më 11 janar i njëjti do të mbahet edhe në Stamboll.

Bashkë me të do të këndojnë edhe dy tenorët, Murat Karahan dhe Marcelo Alvarez, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë vit po e filloj me koncertin e “3 Tenorëve” në Turqi, me ftesën e “Limak Orkestra” dhe mikut tim, Murat Karahan. Kënaqësi e madhe ta ndajë skenën me dy artistë të mrekullueshëm si Karahan dhe Alvarez”.

“Për të gjithë ju që ndodheni në Turqi, koncerti i parë i “3 Tenorëve” do të jetë në Ankara më 9 Janar, dhe në Stamboll më 11 Janar 2023. Mirupafshim së shpejt për të festuar, për një fillim sa më të mbarë të vitit 2023 për të gjithë ne”, ka shkruar Lahaj.

Artikuj të ngjashëm