Dimri – sezoni perfekt për të bërë seks

By

Nëse moti i ftohtë e ka ngrirë epshin tuaj, provoni këto pesë mënyra të thjeshta dhe mjaft argëtuese për të rikthyer nxehtësinë në dhomën e gjumit.

Temperaturat e ftohta të dimrit mund të ndikojnë në dëshirën tuaj seksuale në mënyra të habitshme. Ndonjëherë ajo rrit epshin tuaj dhe ndonjëherë ka efektin e kundërt, ndonjëherë mund të mos jeni fare të vetëdijshëm për ndonjë ndryshim.

Së pari, le të kuptojmë se si dimri mund të ndikojë në dëshirën tuaj seksuale.

Si ndikon stina e dimrit në epshin tuaj?

Një nga ndryshimet më të mëdha që ndodh me ardhjen e dimrit është zvogëlimi i ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Mungesa e dritës së diellit çon në një ulje të niveleve të vitaminës D në trupin tonë. Një studim i vitit 2018 i botuar në International Journal of Impotence Research lidhi nivelet e ulëta të vitaminës D me disfunksionin erektil.

Ndërsa nga ana tjetër, gjatë muajve të ftohtë të dimrit nivelet e testosteronit arrijnë kulmin. Duke pasur parasysh se testosteroni është i lidhur me dëshirën seksuale të meshkujve, nivelet më të larta të testosteronit mund të nënkuptojnë se meshkujt mund të përjetojnë një dëshirë seksuale të shtuar në dimër, transmeton Klankosova.tv.

Mungesa e dritës së diellit mund të jetë gjithashtu një shkaktar për çrregullimin afektiv sezonal (SAD). SAD është një formë depresioni që bëhet më e theksuar gjatë muajve të errët të dimrit. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare për Shëndetin Seksual, njerëzit që vuajnë nga SAD mund të përjetojnë ndjenja lodhjeje, trishtimi dhe humbasin interesin për seksin, ose mund të ndihen shumë letargjikë për aktivitetin seksual.

Por ka disa gjëra që mund të bëni në dhomën e gjumit për t’u siguruar që të përfitoni sa më shumë nga muajt e ftohtë.

Si të shtoni nxehtësi në jetën tuaj seksuale?

Krijoni atmosferë

Kur jashtë është ftohtë, ne dëshirojmë të jemi në një ambient komod dhe të ngrohtë.

Pra, merrni disa batanije të buta, fikni dritat, hapni një shishe shampanjë dhe ndizni disa qirinj aromatikë (ose oxhakun, nëse keni) për të krijuar një atmosferë seksi.

Provoni diçka të ëmbël

Përqafimi me një filxhan çokollatë të nxehtë me siguri do t’ju ngrohë, por a e dini se kakao është gjithashtu një afrodiziak?

Çokollata çliron substancën afrodiziake, feniletilaminë dhe serotonin, të cilat ofrojnë efekte të ngritjes së humorit. Nëse ndiheni kaq të frymëzuar, mund të kaloni nga pirja e çokollatës së nxehtë nga një filxhan, te lëpirja e saj nga trupi i partnerit tuaj.

Mos harroni këmbët tuaja

Këmbët luajnë një rol të madh në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe një studim i kryer nga universiteti i Groningenit në Holandë zbuloi se çiftet që mbanin çorape gjatë seksit kishin 30 për qind më shumë gjasa për orgazëm. Dimri është koha e përkryer për të testuar këtë hipotezë.

Zgjidhni pozicionet tuaja

Mos harroni, ndarja e nxehtësisë së trupit është mënyra më e mirë për t’u ngrohur. Do të thotë se seksi dimëror kërkon pozicione që kërkojnë shumë prekje dhe qëndrim afër.

Artikuj të ngjashëm